Ministrja për Administratë Publike e Malit të Zi viziton Kosovën

28 shkurt 2022 | 12:33

Bashkëpunimi në nivelin lokal ndërkufitar, digjitalizimi i shërbimeve komunale dhe projektet e përbashkëta ndërshtetërore në fushën e zhvillimit lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin zyrtar në mes të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministres për Administratë Publike, Shoqëri Digjitale dhe Media e cila mbulon edhe Pushtetin Lokal në Malin e Zi, Tamara Srzentiq.

Krasniqi i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ministres Srzentiq, duke e falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve.

Ai ka thënë se synojnë thellimin e këtij bashkëpunimi në projektet dhe prioritetet ndërshtetërore.

Gjatë këtij takimi ministri Krasniqi, e informoi ministren Srzentiq, për projektet strategjike dhe programet zhvillimore të MAPL-së, të cilat përfshijnë përmirësimin e agjendës legjislative të nivelit lokal, zhvillimin infrastrukturor dhe kapital të komunave, digjitalizimin dhe transparencën në ofrimin e shërbimeve komunale më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ministrja e Malit të Zi, Tamara Srzentiq, ka falënderuar ministrin Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivelin lokal duke u fokusuar tek bashkëpunimi ndërkufitar, digjitalizimi dhe transparenca.

Ajo e njoftoi ministrin Krasniqi për disa nga programet dhe iniciativat kryesore të Malit të Zi në fushën e zhvillimit të nivelit lokal, duke theksuar reformën në administratën publike, transformimin digjital dhe ofrimin e shërbimeve më efikase të bazuara në e-qeverisje.

Në fund, të takimit ministri Krasniqi dhe ministrja e Malit të Zi janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërshtetëror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e skuadrës së Arsenalit raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin…