Ministrja që bën thirrje për kursim, shpenzoi me kabinet rreth 54 mijë euro
Kur flasim për kursime, të gjithë e dimë se cila ministre bëri thirrje vazhdimisht për këtë.
Madje se si ministrja e Ekonomisë kërkoi që energjia të kursehej.
Ajo kishte kërkuar që edhe Jostickët të largoheshin nga rryma.
Por, sa e ka kursyer Artane Rizvanolli buxhetin e shtetit?
Brenda 12 muajve ajo shpenzoi hiç më pak se 8.512 euro për bileta aeroplani.
Në bileta nuk kurseu as këshilltarja Anyla Beqa, me plot 2505 euro.
Edhe këshilltarja tjetër Fjolla Fazliu preu bileta në vlerë 3.480 euro.
Ngjashëm veproi edhe këshilltari tjetër Vullnet Gacaferri, me 2.103 euro.
Kurse në total kabineti i Ministrisë së Ekonomisë për bileta brenda vitit 2022 shpenzoi hiç më pak se 24,996 euro.
Në këto udhëtime zyrtare i nevojshëm ishte edhe akomodimi.
Të parës së ekonomisë iu nevojiten nga buxheti hiç më pak se 4,763 euro.
Përsëri pas saj është këshilltarja e saj Edita Pozhegu me 2,459 euro.
E përcjell nga këshilltarja tjetër Fjolla Fazliu me 2,142 euro.
Kështu në total Ministria e Ekonomisë për akomodim shpenzoi 13.244 euro.
Shpenzime të mëdha nuk ka te mëditjet.
Rizvanolli mëditje ka vetëm 52 euro.
Ajo që prin me më së shumti në mëditje është Edita Pozhegu me 484 euro.
Kurse në total shuma e mëditjeve në ME është vetëm 866 euro.
Në dreka zyrtare Artane Rizvanolli shpenzoi 1265 euro.
Pas saj është këshilltarja Anyla Beqa 953 euro për dreka zyrtare.
Të tjerëve nga kjo ministri nuk u figuron asnjë drekë zyrtare me buxhetin e shtetit.
E përveç jashtë vendit dhe brenda tij me veturën zyrtare ministrja Rizvanolli shpenzoi shumë. Plot 3074 litra naftë.
I dyti është zv/ministri Mentor Arifaj me 1,466 litra derivate.
Në total derivate kabineti i ME-së shpenzoi 5,994 litra.
Kështu në total Artane Rizvanolli shpenzoi për udhëtime zyrtare, mëditje, akomodim, bileta, e dreka zyrtare 17,937 euro dhe 3074 litra naftë.
Kurse në total ministria e kabineti i saj nga buxheti për këto shërbime morën 53,750 euro.