Ministrja Reshitaj gjen shkaktarin kryesor të ndotjes së ajrit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, në seancën e jashtëzakonshme, ka treguar se kush është shkaktari kryesor i ndotjes në Prishtinë dhe përreth saj.
Reshitaj ka thënë se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë, duke shtuar se filtrat e termocentralit “Kosova B” nuk janë kontrolluar prej vitit 1985.
“Si ministri jemi në përgatitje të instalimit të softuerit qendror për mbledhjen e të dhënave për cilësinë e ajrit, duke i vendosur në 12 stacionet kryesore dhe pastaj ato rezultate të shfaqen në ‘webaplikacione’ në ‘smartphone’, ku mund të qasen të gjithë qytetarët e Kosovës. Do të përkrahen projektet që kanë për qëllim efiçiencën e energjisë, si dhe rritjen për energjinë solare të erës”, ka thënë Reshitaj.