Ministrja Reshitaj jep dorëheqje

01 gusht 2018 | 21:41

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për dorëheqje të Reshitajt e ka bërë të ditur  kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa gjyqi për ish ndihmësin e fushatës së Trump, Paul…