Ministrja Rexhepi kërkon nga qeveria gjermane mbështetje për komuna

12 shkurt 2020 | 10:27

Ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi është takuar me ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt.

Rexhepi e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, me fokus të veçantë mbështetjen e vazhdueshme për komunat.

Ajo paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria Gjermane mbështetje për komuna.

Po ashtu, Rexhepi pasqyroi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitetet që jetojnë në komunat shumë etnike.

Ambasadori gjerman e siguroi ministren Rexhepi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për komunat.

Bashkërisht u dakorduan që të promovojnë aktivitete për ministrinë dhe komunat më qëllim që të avancohet vetëqeverisja lokale në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria…