![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/B-5-600x360-1.png)
Ministrja Rizvanolli ka mbi 200 mijë euro në bankë
Gjatë ditëve të fundit është thënë se kriza energjetike do të vazhdojë edhe më tej, madje, janë bërë paralajmërime se Kosovën e pret një dimër i vështirë si pasojë e kësaj krize.
Në lidhje me këtë çështje, sot është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, ku qeveria ka kërkuar që të miratohet vendimi i saj për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, kërkesë e cila dështoi të aprovohet nga Kuvendi si rezultat i mungesës së kuorumit.
Në mesin e shumë deklarimeve ishte edhe deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në fjalën e saj dha një ide që, sipas saj, mund të kursej rrymën më mirë.
Rizvanolli, u ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë dhe të ndërrojnë mënyrën e ngrohjes.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.
Këto kriza, ashtu siç ka raportuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, disa muaj më parë, ka bërë që të rritet inflacioni, kësisoj qytetarëve, u është bërë edhe më e shtrenjtë jeta.
Por për dallim, nga qytetarët, të cilët nga profesione të ndryshme po kërkojnë rritjen e pagave si mënyrë që të përballën më lehtë me inflacionin, ministrja Rizvanolli, nga ato çfarë ajo ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, mund të aludohet se, nuk e ka aq të vështirë.
Bazuar në deklarimet e ministres së Ekonomisë, bërë në AKK, mund të shihet se Rizvanolli, në institucionet financiar, si para të gatshme ka më shumë se 200 mijë euro.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/09/0786utyutuhjty.jpg)
Por, përveç të parave të gatshme, ajo edhe si të hyra vjetore gëzon paga që arrijnë disa mijëra euro.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/09/1243ergdrth.jpg)
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/09/09oyukfyughkiyukgu.jpg)
Në vijë me këto çfarë po përballen qytetarët e Kosovës dhe kërkesave të tyre për rritje të pagave në disa sektorë, ata shfaqën të brengosur për krizat dhe rritjen e çmimeve në produkte.
Ata kanë thënë se nëse vazhdon kjo rritje, do ta kenë të vështirë ta tejkalojnë periudhën e dimrit dhe se këto rritje dhe se po ndikojnë negativisht në jetët e tyre.
Ndërsa nga partitë opozitare, si kërkesë drejtuar qeverisë, ka qenë heqja e TVSH-së dhe akcizës për disa produkte në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë përballjen me krizën.