Ministrja Rizvanolli: Presim nga Shqipëria për të na ndihmuar me energji elektrike

15 dhjetor 2021 | 19:34

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se qysh më parë është themeluar task-forca në rast se Kosovën do ta prekte kriza energjetike.

Gjatë konferencës për media, ku ishte e shoqëruar edhe nga kryeministri Albin Kurti, ajo ka treguar se janë bërë përpjekje për të biseduar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë mundësitë që të këmbejmë energji.

“Por ka qenë e vështirë pasi të dy këto shtete janë në krizë energjetike që nga muaji tetor. Mirëpo ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në baza ditore, sidomos me Republikën e Shqipërisë që të na ndihmojë në këto ditë me anë të këmbimit të energjisë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat…