Ministrja Rizvanolli: S’kam qenë dhe s’jam anëtare e LV-së
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se formalisht s’ka qenë kurrë anëtare e partisë së kryeministrit Albin Kurti. Ajo thotë se nuk e di nëse një veprim të tillë do ta bëjë në të ardhmen.
“Nuk kam qenë e formalisht ende nuk jam”, tha Rizvanolli.
Formalisht a do të jeni?
“Nuk e di, nuk kam menduar për këtë”, theksoi ajo.
“Nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje formalisht, nuk e di nëse do të jem. Të them të drejtën nuk kam menduar për këtë. Ajo që është me rëndësi është se si ndjehem dhe çka është me rëndësi është arsyeja se pse kam vendosur që të bashkohem në këtë kabinet qeveritar dhe kjo është thjesht se si gjysma e popullit të Kosovës, kam menduar se është koha për një ndryshim thelbësor. Më është dhënë një shansë që të kontribuojë për vendin tim, që të jem në pozitë vendimmarrëse ku të gjithë përvojën time dhe shkathtësitë e fituara në shkollim e punë do të mund t’i përkthejë në vendime të mira për vendin. Kam besuar në këtë kabinet qeveritar dhe një vit më pas jam shumë e bindur për këtë”, shtoi ajo në “Rubikon” të “Klan Kosovës”.