Ministrja Rizvanolli viziton ndërmarrjen KRU Drini i Bardhë, kërkon angazhim në punë
19 shkurt 2024
| 14:03
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, kanë vizituar ndërmarrjen KRU Drini i Bardhë.
“Menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ujitjes nga KRU Drini i Bardhë është esenciale për Komunën e Pejës, Istogut, Deçanit, Klinës dhe Junikut”, ka thënë Rizvanolli.
Ajo ka bërë me dije se me kryeshefin Bedri Haxhijaj dhe anëtarët e bordit të sapoemëruar diskutuan mbi shërbimet dhe mënyrat për t’i përmirësuar këto dhe performancën e ndërmarrjes.
“Nga menaxhmenti kërkuam angazhim shtesë e proaktivitet për të ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim”, ka thënë ministrja Rizvanolli.