
Ministrja serbe merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj
26 shkurt 2019
| 17:44
Ministrja e re e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) nga radhët e komunitetit serb, Dijana Zhiviq, ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, Haradinaj i ka uruar mirëseardhje ministres së re të cilën e ka emëruar të hënën në këtë pozitë në vend të Nenad Rikallos të cilin e pati shkarkuar më 2 shkurt.
Ministrja Dijana Zhiviq ka qenë e vetmja ministre nga komunitetit serb që ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë, pasi ministrat e Listës Serbe ka kohë që nuk janë duke marrë pjesë në mbledhjet e ekzekutivit.
/Epoka e re/