Ministrja Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi
20 gusht 2020
| 12:24
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini ka vijuar me publikimin e disa prej punëve të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të.
“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-ës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, ka shkuar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se janë “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.
Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.