Ministrja shkon me biçikletë në spital për të lindur foshnjën e saj (Foto)
Ministrja nga Zelanda e Re, Julie Genter, ka drejtuar biçikletën deri në spital për të lindur foshnjën e saj.
Ajo ishte në javën e 42 të shtatzënisë së saj kur ka marrë biçikletën dhe është nisur për në spital.
Anëtarja e Partisë Gjelbër, ka thënë se ka vepruar kështu “pasi që nuk kishte pasur mjaftueshëm hapësirë në veturë”, shkruan “BBC”.
Ajo vet ka publikuar fotografi në llogarinë e vet në “Instagram” bashkë me bashkëshortin e saj duke shijuar mëngjesin e kësaj së diele duke ngarë biçikletën.
Genter, 28-vjeçare është ministre e Transportit në Zelandën e Re dhe gjithashtu njihet si përkrahëse e madhe e çiklizmit. “Kështu është, na uroni fat. Partneri im dhe unë udhëtuam me biçikletë, pasi nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në veturë për pjesën e mbështetësve, por që kjo më ka bërë që të jem në humorin më të mirë të mundshëm”, ka shkruar ajo.