Ministrja Spiropali për ngritjen e dy komisioneve: Përgëzoj deputetët e opozitës
15 mars 2024
| 18:25
Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin, Elisa Spiropali ka përgëzuar deputetët e opozitës për arritjen e marrëveshjes me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Në një prononcim për mediat, Spiropali tha se tashmë seancat plenare të se enjtes do të jenë të plota dhe me diskutime.
“I përgëzoj dhe deputetët e opozitës që janë anëtarë të Konferencës së Kryetarëve. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për çështje që kemi qenë të gatshëm që të japim kontribut. Të enjten seancat parlamentare do të jenë më të plota, transparente për publikun, Qeveria është e gatshme që këto propozime t’i diskutojmë. Do të diskutojmë të gjitha ligjet, siç është rasti i amnistisë”, tha ajo.