Ministrja ukrainase: Lufta na ka kushtuar mbi 500 miliardë dollarë

28 mars 2022 | 14:44

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka kushtuar kësaj të fundit 564.9 miliardë dollarë deri më tani për sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë.

Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Ajo ka thënë se luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar 8 mijë kilometra rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa, raporton “BBC”.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë me qëllim të çmilitarizimit të vendit.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se ky tregim është një justifikim për një pushtim të paprovokuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka folur për herë të…