Ministrja Zhiviq prezantoi Programin e Zhvillimit Rural në Zveçan
lMinistrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Diana Zhiviq, ka prezantuar sot Programin e Zhvillimit Rural për 2019, para fermerëve të Komunës së Zveçanit.
Ajo me këtë rast ka treguar se përmes këtij programi synojnë rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në mbarë vendin.
Krahas kësaj, Zhiviq ka thënë se në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2019, një prioritet i veçantë i është dhënë investimeve në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Si ministre e MBPZHR-së, garantoj se do të ketë transparencë në zbatimin e këtij programi dhe në asnjë moment nuk do të lejojë që shkelet-thyhet ligji. Gjithashtu ju premtoj se vazhdimisht do të punojë që buxheti për zhvillimin e bujqësisë të rritet nga viti në vit”, u shpreh Ziviq.
Ajo iu ka bërë thirrje fermerëve dhe agrobizneseve të kësaj ane që të aplikojnë në programin e këtij viti.