Ministrja Ziviq pret në takim kryetarin e Malishevës
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Dijana Ziviq, ka ritiurnë takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Banjë.
Ministrja Ziviq e njoftoi kryetarin Begaj për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Malishevës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë.
Ministrja Ziviq, tha se MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e Malishevës edhe këtë vit.
Ajo vlerësoi punën e kryetarit dhe fermerëve të kësaj ane, pasi është një nga komunat që i ka dhënë një rëndësi të madhe bujqësisë.
Nga ana e tij, kryetari Begaj falënderoi ministren Ziviq për përkrahjen dhe mbështetjen që ky institucion i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofroj zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunën të cilën ai e drejton dhe gjithashtu u zotua se do të ofroj gjithmonë gatishmërinë e tij në përkrahje të prodhuesve të kësaj komune.