Ministrja Zivic, priti në takim ambasadorin francez, Didier Chabert
Mbështetjen dhe gatishmërinë në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare të shtetit francez e konfirmoi sot ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë takimit me Ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic.
“ Ministrja Zivic me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti. Nga ana tjetër, Ambasadori Chabert duke uruar Ministren Zivic për detyrën e re, edhe njëherë konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
/Epoka e re/