
Ministrja Zivic takoi deputeten Emilia Rexhepi
Prishtinë – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic u takua sot me Presidenten e Partisë së Re Demokratike dhe deputeten në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth ofrimit të mbështetjes dhe përmirësimit të statusit të komuniteteve pakicë në Kosovë. Presidentja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka kërkuar nga ministrja mbështetje për fermerët e komuniteteve minoritare.
Ministrja Zivic shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të gjithë fermerët, përfshirë këtu edhe fermerët e komuniteteve minoritare, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre bujqësore.
Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, falënderoi ministren për gatishmërinë e saj për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe theksoi nevojën për përkrahjen e fermerëve në gjithë territorin e Kosovës.