Ministrja Ziviq synon motivimin e fermerëve për punë
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Ziviq, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, të mërkurën ishte për vizitë në fshatin Lepinë të komunës së Graçanicës.
Gjatë qëndrimit të saj në pronën e fermerit Nikola Zivkoviq, ministrja Ziviq ka thënë se nëpërmjet këtyre vizitave në terren synojmë t’i motivojmë fermerët që të vazhdojnë edhe më tej t’i përkushtohen bujqësisë dhe t’i inkurajojmë ata që të aplikojnë në projektet që MBPZhR-ja është duke i realizuar.
Ministrja Ziviq ka thënë se për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, iu nevojitet një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që bashkërisht të japin kontributin e tyre që kësaj pasurie që e kemi, t’ia kthejnë dinjitetin.
Ndërsa, fermeri Zivkoviq ka thënë se është shumë i kënaqur me vizitën që ia ka bërë fermës së tij ministrja Ziviq me bashkëpunëtorë. Ai ka theksuar se vizita e tillë për ta është një përkrahje dhe motiv në punën e mëtutjeshme.
Ndryshe, fermeri Zivkoviq kultivon 10 hektarë tokë bujqësore ku përvitshëm e mbjellë me drithëra të bardha, si grurë dhe misër, prej të cilave 4 hektarë i ka në pronësi të tij, ndërsa 6 hektarë tjerë i ka të marrë me qira. Gjithashtu, fermeri në fjalë posedon edhe fermën në të cilën mbanë edhe 15 krerë gjedhe.
/Epoka e re/