Ministrja Ziviq vizitoi Institutin e Pylltarisë në Pejë

03 korrik 2019 | 15:52

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Ziviq, e shoqëruar nga kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, kanë vizituar Institutin e Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Me këtë rast, ata kanë vizituar hapësirat e këtij instituti, duke parë nga afër punën që bëhet aty.

“Instituti Pyjor ka një rëndësi të madhe dhe është një shembull i vërtetë i bashkëpunimit të mirë midis sektorit të biznesit, shkencës dhe ekonomisë, i cili në mënyrën më të mirë kombinon prodhimin, shkencën, teknologjinë dhe shërbimet për zhvillimin e bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë”, ka deklaruar Ziviq.

“Në kuadër të këtij instituti funksionon sektori për dizajnimin dhe hulumtimin, si dhe sektori i pyllëzimeve dhe prodhimeve të fidanëve. Ministrja me drejtuesit e institutit nga afër ka vizituar edhe laboratorin e këtij instituti, i cili merret me mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe insektet dhe pemishten e institutit, i cili posedon më shumë se 10 hektarë dhe 1 milion e 400 mijë fidanë”, thuhet në njoftimin e MBPZhR.

 

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes është operuar dje…