
Minjtë hëngrën 500 kilogramë hashash
15 prill 2018
| 13:09
Tetë policë janë shkarkuar në Argjentinë për zhdukjen e 500 kilogramëve hashash nga magazinat e sekuestrimit të policisë.
Komisionari i inspektimit doli para gjyqtarit bashkë me shtatë policët e tjerë duke bërë me dije se hashashin e zhdukur e kishin hëngër minjtë. Ekspertët që u angazhuan në këtë çështje kanë dyshuar për aftësinë e minjve për të ngrënë një sasi kaq të madhe hashashi.