Minnesota ‘leksion’ Lakersve e fluturon në Perëndim, Milwaukee udhëheq në Lindje
Minnesota rikthehet te fitorja pas triumfit me rezultat 118-111 ndaj Lakersave, duke forcuar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje me rivalitet, ku për Lakersat u dallua Davis me 31 pikë, por që s’mjaftuan. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 14 pikë (Edwards me 27 pikë më i miri). Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelos, ajo e Clippersave, që u mund me rezultat 134-115 nga Oklahoma, që ngjitet në vendin e dytë në Perëndim. Alexander Shai me 31 pikë ishte lider në fushë për Oklahomën. Jashtë fushe fiton skuadra e Utah Jazz, që falë 27 pikëve të Ulynyk mposhti Detroitin (119-111).
Në Lindje komandon ekipi i Milwaukee, që triumfoi me rezultat 118-114 ndaj Orlandon, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 14 rebound.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Memphisit, që mposhti me rezultat 116-103 Indianan (mungoi Embiid). Më i miri në fushë për vendasit ishte Bane, autor i 31 pikëve.
Rezultatet
Detroit – Utah Jazz 111-119
Cleveland – New Orleans 104-123
Chicago – San Antonio 114-95
Memphis – Indiana 116-103
Milwaukee – Orlando 118-114
Oklahoma – Clippers 134-115
Minnesota – Lakers 118-111
Portland – Washington 117-118