Minnesota mposhti Dallasi dhe rihap garën në Perëndim

29 maj 2024 | 11:31

Rihapet disi gara për shpalljen e ekipit kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA. Minnesota fitoi me rezultat 105-100 ndaj Dallasit në finalen e katërt “play- off”, duke rihapur garën për titull. Skuadra teksane tashmë udhëheq 3-1 serinë e finaleve dhe është vetëm një fitore larg shpalljes kampion.

Dallasi nuk arriti të shfrytëzojë këtë herë faktorin fushë, duke u dorëzuar në fund para publikut të tij. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Më i miri për miqtë ishte Edwards me 29 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Towns me 25 pikë. Për teksanët, Luka Donqiq realizoi një “triple double”, me 28 pikë, 15 rebound e 10 asistim, por që nuk mjaftuan. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Minnesotas, që do të kërkojë të mbajë gjallë shpresën, ndërsa Dallasi ta mbyllë garën.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Boston Celtics ka siguruar një biletë për në finalet e titullit në NBA dhe pret fituesin e çiftit nga Lindja, me sfidën e parë që do të luhet më 6 qershor në Boston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të mërkurën para…