Minnesota nuk ndalet, marshon në Perëndim, e ndjek Oklahoma
Minnesota vijon të jetë surpriza e këtij sezoni në NBA, duke udhëhequr renditjen në Konferencën e Perëndimit. Ai bëhet ekipi i parë që arrin 30 fitore në këtë kah të kampionatit, duke mundur 118-103 Memphis Grizzlies.
Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, ku Edwards me 28 pikë ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Jackson për Memphis. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Wolves, që shkëputet me dy fitore para vendit të dytë.
Pikërisht në vendin e dytë ndodhet Oklahoma City Thunder, që fitoi 134-129 në fushën e Utah Jazz. Alexander Shai ishte më i miri për miqtë me 31 pikë, i mbështetur nga Williams me 27 pikë, që dominuan kryesisht në periodën e parë dhe më pas menaxhuan avantazhin.
Ndërsa në Lindje skuadra e Chicago Bulls mposhti 116-110 kanadezët e Toronto Raptors, ndeshje ku diferencën e bënë Vucevic e DeRozan, me nga 24 pikë secili. Një sukses që ngjit Bulls në vendin e nëntë, por ende larg zonës play-off.