Minstri Likaj: Do të jemi shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike

13 tetor 2020 | 12:46

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2019.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është zotuar se do të jenë shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike.

“Çështja e klasifikimit të shpenzimeve është adresuar. Po ashtu edhe çështja e mangësisë për rregullimin e sistematizimit të pozitave të punës. Ndërkaq çështja e marrëveshjes së shërbimeve të veçanta, është ndërprerë dhe nuk është vazhduar. Ne jemi duke punuar vazhdimisht për t’i zbatuar të gjitha rekomandimet që janë nxjerrë nga raporti i ZKA-së. Do të jemi shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike”, ka shtuar minsitri Likaj.

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha ka thënë se raporti i auditimit për këtë ministri është shqetësues.

Ai ka thënë se këto parregullsi mund të adresohen në prokurori, por sipas tij, duhet vullnet nga udhëheqësit e MASh-it.

“Raporti i kësaj ministrie është shumë shqetësues dhe ka shumë gjetje. Këto gjetje ka vend që mund të adresohen në prokurori dhe nëse këtë e kanë vullnetin mund t’i zgjedhin këto”, ka thënë Berisha.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha,…