MINT kryen inspektime te operatorët ekonomikë, verifikon çmimet e produkteve dhe flamujt e origjinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomikë në Kosovë.
“Gjatë inspektimit në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi. Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, ka njoftuar MINT.
Inspektorati i Tregut ka njoftuar se në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.