Minxhozi: U shkëmbyen rreth 300 milionë euro mallra, ka pengesa burokratike ndërmjet Kosovës e Shqipërisë
Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë vlerësohet se kanë shërbyer në forcimin e marrëdhënieve e sidomos në fushën e ekonomisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minoxhzi, thotë se në vitin 2019 dy vendet kanë shkëmbyer rreth 300 milionë euro mallra.
Minxhozi e vlerësoi si hap përpara, por deklaroi ai se ende ekzistojnë pengesa burokratike dhe zvarritje të marrëveshjeve.
“Kemi pasur një lajm të gëzuar siç ka qenë probleme i internksionit të energjisë elektrike që është një arritje e përbashkët. Të dy vendet përfitojnë nga ky projekt i ri, i cili do të dërgoj përpara në këtë fushë të rëndësishme vitale të zhvillimit të ekonomisë, kryesisht të Kosovës. Këto marrëveshje kanë shërbyer për forcimin e marrëdhënieve sidomos në fushën e ekonomisë. Shqipëria dhe Kosova vitin e kaluar kanë shkëmbyer edhe 300 milionë euro mallra. Nga 160 sa ka qenë në vitin 2016, kemi një hap përpara”, ka deklaruar ai për “EO”.
Ai shprehet ka ende pengesa burokratike dhe zvarritje ndërmjet dy shteteve. “Ne nuk jemi të kënaqur mundësitë janë për me tepër, ende ka pengesa burokratike, ka zvarritje, nuk ka qartësi në problematika të ndryshme që ka të bëjë me shkëmbimet midis nesh, por nuk mund të themi se nuk ka pasur rezultatet. Ne synojmë për me tepër dhe duhet të këmbëngulemi me tepër”, u shpreh Minxhozi.
Ambasadori shqiptar ka folur edhe për bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kohës së pandemisë, të cilin e vlerësoi të mirë e veçanërisht në importin dhe eksportin e mallrave.
Minxhozi shtoi se gjatë kësaj kohë kufiri ka qenë i hapur për disa biznese, nëpërmjet të cilave kanë arritur të shkëmbehen mallrat bazike. “Të dy doganat kanë protokoll të rëndësishme bashkëpunimi, njëra me tjetrën dhe nuk ka pasur probleme. Tani në Shqipëri është koha e perimeve e cila ka shkuar normalisht por gjithashtu edhe nga Kosova ka pasur eksporte në drejtim të Shqipërisë sidomos me patate. Krahasuar me vitin e kaluar nuk mund të vejmë në peshore, sepse ka qenë situatë ndryshe, por gjithsesi mallrat bazike kanë arritur të shkëmbehen”, shtoi ai.