Miocic rikthehet kampion bote
Stipe Miocic është rikthyer kampion i botës në peshën e rëndë në artet parciale mikse, pas fitores me “KO Teknik” në raundin e katërt ndaj Daniel Cormierit.
Sfida ishte e vlefshme për ngjarjen UFC-241, zhvilluar sot në Kaliforni. Edhe pse Cormieri bëri një paraqitje më të mirë, sidomos në dy raundet e para, të cilat i fitoi, ai nuk arriti ta mbyllë ndeshjen.
Madje edhe raundi i tretë ishte i ekuilibruar, ndoshta në favor të Cormierit, por që këtë herë i mungoi goditja finale. Në raundin e katërt Cormieri dukej i lodhur dhe disa grushte të forta radhazi në kokë dhe në trup të Miocicit përthyen ish-kampionin e botës. Një fitore e merituar e Stipe Miocicit nga Clevelandi, që rikthehet në majën e botës. Miocici u hakmor për humbjen e një viti më parë, kur u mund po me “KO teknik” nga Cormieri dhe tani mban sërish në gjoks gjerdanin e kampionit të botës. Miocici korri fitoren numër 19 në karrierën e tij, ku ka edhe tre humbje, ndërsa për Cormierin kjo është humbja numër 2, ndërkohë që ka edhe 22 fitore e 1 duel pa rezultat.