Miqësia e përhershme me Amerikën nuk mund të prishet nga askush
11 shtator 2024
| 08:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi ShBA-në.
Haradinaj në Facebook ka thënë se sulmi terrorist i 11 shtatorit ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.
“11 Shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë në rresht me ShBA-në.
“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.