Miqësorja e yjeve, ja kush do zbresë në fushë më 10 janar
Zbulohet lista e yjeve të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë të cilët do të luajnë në stadiumin “Air Albania”, në 10 janar.
Disa nga yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ditën e sotme janë zbuluar edhe listat me emrat e yjet që do të marrin pjesë. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë emra të mëdhenj, si Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj, Tare.
Gjithashtu edhe te Italia, nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur, siç janë Zambrota apo edhe Di Baxhio. Nuk mungojnë emrat e njohur edhe të Greqia, me yje si Gekas dhe Panajotis. Gjithashtu bien në sy edhe shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli, Rushtu.