Miqësorja me Kilin, Broja fton tifozët në stadium
20 mars 2024
| 14:58
Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Itali, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka ftuar tifozët që të mbështesin skuadrën në “Ennio Tardini”.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili.
Forca Shqipëria”, ka thënë Broja. Kjo nuk është miqësorja e vetme për muajin mars, pasi 3 ditë më vonë, kuqezinjtë do luajnë ndaj Suedisë.