‘Miqtë e Amerikës’ festojnë ditëlindjen e 78-të të Bill Clintonit
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Në kremtim, e pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza.
Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për çlirimin e Kosovës.
“Kjo është me tregu që populli i Kosovës është falënderues për veprimet që i kanë bërë ShBA-të me aletet për Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Clinton ishte ai që dha urdhrin për intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe shumë presidentë të tjerë. Po e respektojmë institucionin e Presidencës së Amerikës, kështu respektojmë edhe shtetin tonë”, është shprehur Rexhepi.
Ndërsa këngëtarja, Shkurte Fejza, e ka quajtur ish-presidentin Clinton si mik të madh të shqiptarëve.
“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment që ma dhuruat. Emri i tij është gdhendur ne çdo zemre të shqiptarëve. Ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve qe ju gjete Kosovës në kohët më të vështira. Është ndër personalitet me të zgjuar që ka bota”, ka thënë Fejza, shkruan “EO”.