Miqtë të shqetësuar për Kanye Westin, flasin për problemet e tij me shëndetin mendor
Miqtë e Kanye West thuhet se janë thellësisht të shqetësuar për të.
Burime të brendshme pranë tij thonë se nuk kanë asnjë dyshim se sjellja dhe veprimet e fundit të reperit janë si rezultat i një ndërprerje mendore dhe besojnë se është një nga çështjet më serioze që ka pësuar ai.
Është thënë tutje që ylli i “Watch the Throne” mezi po fle, gjë që është një çështje që thuhet se ka kontribuuar në shtrimin e tij në spital në vitin 2016.
Burime pranë artistit thonë që sjellja e tij e çuditshme filloi kur pushoi nga puna publicistin për shfaqjen e tij të modës në Paris, hodhi poshtë planet që kishte për shfaqjen dhe organizoi një të re ku mori vëmendje me trikon “White Lives Matter”.
Që atëherë, ka pushuar nga puna konsulentë dhe këshilltarë që nuk janë pajtuar me të ose i kanë rezistuar ideve të tij, thanë burimet, të cilat janë konsideruar gjerësisht si antisemite ose raciste.
Ai po përpiqet gjithashtu të punësojë një ekip të ri të orientuar drejt politikës dhe tha se dëshiron të fokusohet në krijimin e një platforme për një garë të dytë presidenciale në 2024.
Miqtë janë në humbje për të gjetur dikë që mund të arrijë deri te superylli dhe ta bindë atë të kërkojë ndihmë profesionale ose të zbusë sjelljen e tij të çuditshme.
I njëjti u shtrua në spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor në vitin 2016 dhe në 2019, teksa u tha se vuan nga çrregullimi bipolar.
Instagrami nga ana tjetër e pezulloi përkohësisht Kanyen për shkak të postimeve që bëri.