Mira Murati flet pas akuzave për shkelje të privatësisë nga ChatGPT
Italia e ka bllokuar ChatGPT për shkak të dyshimeve për shkelje të privatësisë, disa ditë pas kësaj për median italiane “La Repubbblica”, themeluesja shqiptare e ChatGPT, Mira Murati ka dhënë një intervistë, përcjellë albinfo.cj.
Shefja e Teknologjisë e OpenAi, kompania që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, u shpreh e befasuar me vendimin e institucionit italian për mbrojtjen e të dhënave personale “Garante”. “Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë,” tha inxhinierja 37-vjeçare përmes lidhjes nga San Francisko në samitin OpenAi, për “La Repubbblica”, përcjellë albinfo.ch.
Ajo ka shtuar se respektohen të gjitha ligjet evropiane duke shtuar se janë të hapur si kompani të dialogojnë me “Garante”. Për akuzat për mbledhjen e të dhënave ajo mohon një gjë të tillë. “Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti ose videot, por jo domosdoshmërisht informacione për individët privatë.
Janë gjithashtu në përputhje me transparencën: ne i njoftojmë përdoruesit se si përpunohen të dhënat e tyre dhe ne ofrojmë politikën e privatësisë”, është shprehur Murati për La Repubbblica, përcjellë albinfo.ch.
Inxhinierja 37 vjeçare ka folur edhe për rikthimin e ChatGPT-së në Itali. “Ne po punojmë me ‘Garante’ që të përpiqemi ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpresojmë të kemi lajme të mira së shpejti.
Por para vendimit të tij nuk kemi pasur dialog, kështu që ishte një surprizë për ne. E përsëris: ne respektojmë evropianët për rregullat, por ne jemi të hapur për të gjetur zgjidhje që adresojnë shqetësimet”, ka deklaruar Murati, raporton La Repubbblica, përcjellë albinfo.ch.
Ajo ka folur edhe për mundësitë që të njëjtin vendim si Italia ta marrin edhe shtete të tjera evropiane duke thënë që pret të mos marrin vendim për bllokim. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në
Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore.
Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në vendet e tjera, por shpresoj që nëse disa qeveri kanë shqetësime ata do të jenë të hapur për dialog në vend që të na mbyllin” është shprehur Murati për La Repubbblica.