Mira Murati nga OpenAI, folëse në edicionin jubilar të DOKU.TECH, më 27 dhe 28 Maj në Pallatin e Rinisë
Shefja e teknologjisë në Kompaninë OpenAi, që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT, Mira Murati, përmes një video-mesazhi ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në edicionin jubile të konferencës së teknologjisë, DOKU.TECH.
DOKU.TECH, i cili organizohet nga IPKO Foundation, edicionin jubile e sjell në Pallatin e Rinisë, me datat 27 dhe 28 Maj, nën temën “Ta Sjellim të Ardhmen më Afër, së Bashku”.
Gjatë konferencës, Mira Murati do ta adresojë fjalimin e saj online, në të cilin do të flas për misionin e OpenAi dhe planet e së ardhmes.
OpenAi do të përfaqësohet fizikisht në DOKU.TECH nga Pamela Mishkin, anëtare e Stafit Teknik në OpenAI, me fokus në aspektet e politikave të modelit të gjuhës LLM. Ajo është përfshirë në vlerësimin e ndikimeve socio-ekonomike të LLM-ve dhe planifikimin e vendosjes së modeleve multimodale.
Për të shënuar përmbylljen e dekadës së parë, DOKU.TECH ka përgatitur një program special, i cili do publikohet shumë shpejt.
DOKU.TECH është i hapur për të gjithë, ndërsa pjesëmarrja është falas. E tëra që duhe të bëni është regjistrimi në këtë vegzë.
Gjatë nëntë edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka shënuar suksese të mëdha, duke sjellë në Kosovë disa prej emrave më të njohur botërisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.