Miradije Kelmendi emërohet kryeinspektore e Policisë së Kosovës
08 gusht 2018
| 16:26
Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka emëruar Miradije Kelmedin kryeshefe ekzekutive të Inspektoriatit Policorë të Kosovës.
IPK-ja ka njoftuar se emërimi i Kelmendit ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit nga konkursi i shpallur më 4 korrik. “Ky vendim ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe nga data 2 gusht, Miradije Kelmendi do t’i kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Inspektoriatin Policorë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Emërimi i kryefeshit të ri në IPK ka ardhur pas shkarkimit të ish-kryeshefit Hilmi Mehmeti, i cili ka qenë i suspenduar nga detyra pas një hetimi i cili ka qenë duke u zhvilluar.
/Epoka e re/