Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë
17 tetor 2019
| 11:37
“Jemi të lumtur për ardhjen në jetë të Mylesit dhe falënderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe urimet në këtë çast të veçantë të jetës sonë”. Kështu ka njoftuar modeluesja australiane, ish-engjëlli i ‘Victoria’s Secret’, Miranda Kerr, 36 vjeç, e cila ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një detaj të kopertinës kushtuar të voglit Myles, që e ka me bashkëshortin 29-vjeçar Evan Spiegel.