‘Miratimi i ligjeve të Serbisë për Kosovën’, Azem Vllasi: Janë qesharake, shteti serb e di këtë!

30 tetor 2024 | 23:25

Avokati, Azem Vllasi, e ka cilësuar qesharake projektligjin e Serbisë që ka të bëjë me organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në Kosovë

Vllasi ka thënë se projektligji është diçka qesharake, nisur prej faktit që Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj.

“Me pretendimet e tyre përmes këtij ligji ata së pari e konsiderojnë ndjekjen e një sërë veprash penale… këndo që e konsiderojnë se po bënë vepra penale kundër Serbisë me e ndjekë. Ata nisen e dinë që kjo është qesharake, nisen prej faktit që Kosova akoma figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj… dhe sipas kësaj duke e konsideruar si krahinë të vetën – jugore të Serbisë, së pari do të duhej t’i procedonte të gjithë deputetët e Kuvendit , të cilët më 17 shkurt 2008 e patën shpallë Kosovën shtet… Kjo është qesharake”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Vllasit, Serbia ka gjithmonë synime të qarta që Kosovës të ia vështirësojë situatën dhe ta zvarrisë sa më shumë çështjen e dialogut.

“Serbia e dinë mirë që kjo është qesharake. Ajo sheh gjithmonë se si të ia vështirojë situatën Kosovës. Dhe ka synim se si ta zvarritë sa më shumë dialogun dhe ta lërë në tapet, më së shumti ka të bëjë me komunat veriore dhe formimin e bashkësisë së komunave. Këto janë qëllimet e Serbisë. Nga kjo del një mësim që gjithmonë Kosova duhet ta përsërisë kërkesën që Serbia ta heqë Kosovën nga kushtetua e saj dhe të vije puna deri te njohja pa këto qëllime kot humbët kohë në dialog”, shtoi ai.

Ky vendim nga Serbia ngjalli reagime nga faktori ndërkombëtar, ku Bashkimi Evropian kanë thënë se Serbia ka shkelur obligimet e dala nga dialogu.

E nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po vlerësojnë se me këtë vendim shteti serb po tenton të manipulojë opinionin publik serb për kinse mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ndaj vendimit ka reaguar të martën edhe kryeministri Kurti, ku e ka quajtur veprim armiqësor e agresiv ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës,…