Miratimi i Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, Krasniqi: Krenar që PDK-ja i ka prirë këtij procesi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas votimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës është shprehur se kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë.
Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ndjehet krenar që PDK-ja i ka prirë këtij procesi.
“Sot, pas një pune tejet të rëndësishme dhe profesionale nga Komisioni për Reformë Zgjedhore, i udhëhequr nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, është miratuar Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Pa asnjë mëdyshje, kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë në mbi një dekadë, e për të cilën jam tejet krenar që PDK e ka udhëhequr si proces”,ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: