Miratohen masat e emergjencës në furnizim me energji
04 gusht 2022
| 13:47
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar vendimin e Qeverisë Kurti për masat e emergjencës në furnizim me energji.
75 deputetë ishin në sallë ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca, teksa njoftoi se 61 deputetë votuan për propozim-vendimin së Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, asnjë deputetë nuk votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim mbi këtë çështje.