Miratohen në Kuvend disa ligje që ndërlidhen me shëndetësinë

19 prill 2022 | 12:13

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të martën në lexim  të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.

Me po kaq vota, Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi.

Po ashtu, me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Ndërsa me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.

E për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike kanë votuar 65 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për…