Miratohen raporti i auditimit të buxhetit për vitin 2020

22 nëntor 2021 | 17:53

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 79 vota për e kanë votuar Raportin të auditimin të buxhetit për vitin 2020.

Këtë raport e ka prezantuar auditorja e përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, e cila ka thënë se gjendja më e rënduar është tek ndërmarrjet publike.

“Fokusi ynë ka qenë cilësia e raportimit financiar, efektiveti i sistemit të kontrollit të brendshëm dhe po ashtu gjetjet janë mjaft të përhapura. Gjendja më e rënduar është te ndërmarrjet publike. Shpenzimet prej 18 milionë eurosh ishin kualifikuar në kategori joadekuate. Deficiti i përgjithshëm ishte mbi 400 milionë euro. Detyrimet kontingjente janë 217 milionë euro. Zyra e auditimit ka kryer 11 auditime. Të gjitha mangësitë janë përshkrua në raporte individuale”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit, Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur gjetje se thesari është i paqëndrueshëm. Sipas saj, në rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove, sulmi ka qenë nga brenda.

Më tutje, Bajrami ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë për ta zbuluar rastin.

Këtë raport e kanë mbështetur edhe partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës…