Miratohen tri projektligje në fushën e drejtësisë

19 prill 2022 | 12:30

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Për miratimin në parim të këtij Projektligji kanë votuar gjithsej 63 deputetë.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky projektligj parasheh avancimin e shërbimeve profesionale për personat e dënuar.

Kuvendi ka miratuar në lexim të parë edhe Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Me këtë projektligj, sipas Haxhiut parashihen edhe disa benificione përfshirë, pagën jubilare, pagesat për rrezikshmërinë në punë dhe shujtat ditore.

Për këtë projektligj votuan 64 deputetë.

Me 65 vota për është miratuar në lexim të parë edhe Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fredrik Hollertz, pastor i Kishës së Råslätit në Jönköping të…