Miratohet buxheti i komunës së Malishevës për vitin 2019
24 tetor 2018
| 15:32
Kuvendi Komunal i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e tretë urgjente, në të cilën është miratuar projektbuxheti për vitin 2019.
Projektbuxheti është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të kësaj komune që ishin prezent (30) në mbledhje.
Po ashtu ky Kuvendi Komunal unanimisht ka shfuqizuar dy vendimet e datës 28 shtator 2018, ku ishte miratuar projektbuxheti, vendime të cilat sipas MAPL-së, ishin në kundërshtim me ligjin.
Në projektbuxhetin e propozuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë hyrë edhe propozimet tjera të anëtarëve të Kuvendit Komunalë të Malishevës.
/Epoka e re/