Miratohet buxheti i Malishevës për vitin 2022
06 janar 2022
| 15:33
Kuvendi Komunal i Malishevës me shumicën e votave të asamblistëve ka miratuar projektbuxhetin e komunës për vitin 2022, në vlerë prej 15 milionë e 655 mijë e 757 euro, i cili krahasuar me vitin e kaluar është rreth 755 mijë euro më i lartë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që kanë përkrahur miratimin e këtij projektbuxheti, që për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë, konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë.