Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2020
27 shtator 2019
| 13:31
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2020.
Buxheti prej 91 milionë eurove kaloi me 35 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar asamblistët për diskutimet që i quajti konstruktive.
“Me 35 vota për, një abstenim, dhe asnjë kundër kaloi buxheti i Prishtinës për vitin 2020. Falënderoj asamblistët për diskutime konstruktive. Prioritetet e buxhetit prej 91 milionë eurosh do të shpalosen javëve në vijim”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/