Miratohet buxheti për sport për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës
58 milionë euro do të jetë buxheti për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2024.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ku është bërë miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.
Ky buxhet kryesisht do të shkojë për investime kapitale në infrastrukturë e cila do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.
“Sivjet morëm lajmin më të mirë në dekada për sportistët tanë se do të jemi shtet mikëpritës për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe kjo duhet të përcillet edhe me investimet përkatëse në sport dhe infrastrukturë për të cilat jemi zotuar. Andaj kemi rritur buxhetin si asnjëherë më parë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke i ndarë mbi 58 milionë euro për investime kapitale vetëm për vitin 2024, e trendi i njëjtë do të vazhdojë edhe për vitet pasuese sepse duam t’i tregojmë botës se Kosova po bëhet konkurrent serioz në sport”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Në mesin e shumë investimeve në sport, në Kosovë është paraparë që të ndërtohet edhe stadiumi nacional i futbollit.