Miratohet dokumenti që mundëson kategorizimin e pagave për profesionistët shëndetësorë
09 mars 2018
| 13:07
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar përmes llogarisë së vet në “Facebook” se Qeveria ka miratuar një koncept-dokument që hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë.
“Nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë”.
“Miratimi i Koncept-Dokumentit që bëmë sot në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë. Unë do të punoj ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të vijmë deri te një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin”, ka shkruar Ismaili.