Miratohet dorëheqja e kryeministrit çek

11 nëntor 2021 | 13:16

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka dhënë sot dorëheqjen, duke i dorëzuar opozitës mandatin të formojë qeverinë pas humbjes në zgjedhjet e tetorit.

Presidenti çek ka mandatuar kryetarin e koalicionit të djathtë, Petër Fiala, që të nisë bisedimet për kabinetin tjetër.

Koalicioni që ai ka bërë bashkë numëron 108 deputetë në dhomën e ulët të parlamentit me 200 vende.

Deri në votimin në kuvend, kryeministri në detyrë do të vijojë të udhëheqë përkohësisht Çekinë.

Detyrat më urgjente që përball vendi është pandemia e koronavirusit, që po infekton mbi 10 mijë qytetarë më ditë, dhe problemi i inflacionit i provokuar nga çmimet e larta të energjisë./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar aktin normativ të…