Miratohet ilaçi i kompanisë Eli Lilly për ta ngadalësuar sëmundjen e Alzheimerit

09 korrik 2024 | 08:22

Sëmundja e Alzheimerit prek më shumë se 6 milionë amerikanë, megjithatë opsionet e trajtimit për sëmundjen progresive neurodegjenerative mbeten të kufizuara.

Për të prekurit me Alzheimer të lehtë ose në fazën e hershme, një trajtimi të ri sapo i është dhënë miratimi nga rregullatori i barnave në SHBA dhe ai është ilaçi i ashtuquajtur ‘Kisunla’ nga kompania Eli Lilly, shkruan Health News.

Ilaçi i quajtur kimikisht donanemab dhe i tregtuar me emrin Kisunla, është treguar se ngadalëson në mënyrë të moderuar përparimin e sëmundjes duke ndihmuar në heqjen e grumbullimit të pllakës amiloide në tru – një shenjë dalluese e Alzheimerit.

Ndërsa amiloidi është një proteinë e prodhuar natyrshëm në trup, ajo mund të grumbullohet së bashku për të krijuar pllaka amiloide, dhe ky grumbullim i tepërt në tru mund të çojë në probleme me kujtesën dhe të menduarit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Kisunla është ilaçi i dytë që miratohet për të ngadalësuar përparimin e Alzheimerit, pas miratimit të Leqembi të prodhuesit japonez Eisai vitin e kaluar.

Ilaçi i ri përbëhet nga antitrupa monoklonale të prodhuara në laborator që jepen përmes një infuzioni mujor intravenoz (IV).

Mes tjerash, ilaçi gjithashtu paraqiti disa efekte anësore serioze, duke përfshirë gjakderdhjen e trurit dhe ënjtjen.

Dhe nuk është i lirë.

Eli Lilly thotë se një vit trajtimi me Kisunla do të kushtonte 32,000 dollarë, megjithëse kjo varet nga mbulimi i sigurimit të një individi dhe kohëzgjatja e trajtimit.

Ndërsa trajtimi nuk është i lirë apo pa rrezik, ekspertët thonë se miratimi i tij është një hap i rëndësishëm për pacientët me Alzheimer të cilëve u mungojnë opsionet e trajtimit.

Sëmundja është e pashërueshme dhe shumë përpjekje për të prodhuar trajtime eksperimentale kanë dështuar vitet e fundit, raporton Gazeta Shneta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë zie po mbahet në Ukrainë pas një prej valëve…